Ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro ka qenë i ftuar në emision sportiv “Panorama Sport” në “Panorama TV”. Ai ka folur për ndeshjen e sotme Poloni-Shqipëri.

Është një ndjesi e veçantë të luash për Kombëtaren. Është ndjesia më e mirë për çdo lojtar. Si çdo fillim i eliminatoreve është një ndjesi e veçantë, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Për mua do të jetë e vështirë.

Është diçka tjetër kur e provon ekipin në një ndeshje miqësore, urojmë dhe shpresojmë të gjithë ta nisim me këmbën e mbarë. Mua më pëlqen e gjithë atmosfera që është krijuar me ardhjen e trajnerit të ri. Silvinjo dhe Zabaleta kanë lënë gjurmë të mëdha në futboll, futbollistët do të jenë të motivuar. Levandovski është një ndër futbollistët më të mirë që ekziston. Kumbullës do ti bjerë barra më e madhe për ta ndalur, duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet të japim maksimumin. Mos ta lejojmë që të shtyjë topin drejt rrjetës. Trajneri Silvinjo ka ditur të zgjedh më të mirët për këtë ndeshje. Ky është një ekip kombëtar, dhe jo një ekip klubi. Unë uroj të fitoj Shqipëria, 1-0 mund të mbyllet sfida. Duhet tju tregojmë kundërshtarve të grupit që ne jemi të fortë dhe meritojmë të luajmë kundër kombëtareve më të mëdha” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: