Andrea Pirlo po shijon aventurën e tij si trajner i Karagumruk në Turqi. Ish-tekniku i Juventusit ka dhënë një intervistë për GDS, teksa është shprehur se do mirëpriste një rikthim në Torino.

“Serie A është shtëpia ime, por përvojat mes SHBA dhe Turqisë më konfirmojnë se është e rëndësishme të shikosh përreth. Juventusi mbetet shumë i fortë, edhe pse Allegri është përballur këtë sezon me shumë dëmtime.

A do të kthehesha në Torino? Sigurisht, nëse ju thërret një klub si Juventus nuk mund ta refuzosh. Locatelli po rritet, kapërcim i madh u bë dhe nga Fagioli i cili bëri debutimin me mua.

Ai di të bëjë gjithçka dhe është elementi kryesor i Juventusit dhe ka aftësitë për të shkëlqyer në organizim. Fagioli mund të jetë Pirlo i ri, por mendoj se është më mirë të mbahet mend si Fagioli.

Napoli po bën një udhëtim të shkëlqyer. Loja e tyre është spektakolare, ato i lehtësojnë edhe gjërat e vështira, falë Spallettit sigurisht. Këtë duhet ta bëjnë edhe ekipet e tjera, duke u dhënë më shumë hapësirë të rinjve.” – tha Pirlo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: