Marcus Rashford është pa diskutim njeriu i momentit në radhët e Man.United, por në 2024 “bomberit” britanik i përfundon kontrata. Në shtëpinë e “djajve të kuq” është kthyer në prioritet rinovimi i kontratës me Rashford, duke mos preferuar që më pas ta humbasin me parametra zero. Mediat britanike i kanë kushtuar faqen e parë të ardhmes së Rashford, më saktë kërkesave të tij ekonomike.

Mirror, Daily Express dhe Star Sport, tre të përditshmet angleze, janë në një linjë:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rashford kërkon 500 mijë sterlina në javë për të rinovuar kontratën e tij me Man.United. Kjo kërkesë e Rashford ka bërë jo pak bujë, por nuk është pritur mirë nga drejtuesit e United të cilët kanë vendosur të nxjerrin në shitje. Ndryshe nga mediat, Rashford ka një tjetër version:

Rashford
Rashford

“Është e gjitha një absurditet i madh. Kemi respekt reciprok me shoqërinë dhe kështu do të jetë. Objektivi im i vetëm është të mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të fitojmë trofe, u shpreh Rashford në një reagim në rrjetet e tij sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: