Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në autostradën Levan-Vlorë në afërsi të Novoselës.
BalkanWeb mëson se dy automjete janë përplasur teksa si rrjedhojë e përplasjes ka mbetur një person i plagosur.
Sakaq, drejt vendit të ngjarjes është nisur ambulanca, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e përplasjes.
(BalkanWeb)