TIRANE – Raportet monitoruese të partnerëve ndërkombëtarë, si dhe sondazhet e kryera nxjerrin në vlerat më të ulëta nivelin e besueshmërisë së qytetarëve te sistemi i drejtësisë, duke konstatuar si dukuri serioze negative një shtrirje të fenomenit të korrupsionit.
Sondazhi i fundit në “BalkanWeb” e konfirmon këtë, pasi 60% e votuesve kanë zgjedhur opsionin “ gjykatësi më ka kërkuar para” , kur janë pyetur për rastet e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore.
Në sondazhin që qëndroi online për një javë, 13% e votuesve janë shprehur se i kanë ofruar vetë para gjykatësit për zgjidhjen e çështjes, ndërsa 27% e votuesve thonë se as nuk u kanë kërkuar dhe as nuk u kanë ofruar para gjyqtarëve.
Reforma në drejtësi është shndërruar në çështjen e ditës në Shqipëri, pasi kjo reformë e rëndësishme është cilësuar si kyçi për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

