Sende të dyshimta janë gjetur në dy automjete në Pogradec.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga konstatimet u verifikua se nuk bëhej fjalë për lëndë plasëse, por ishin dy GPS.

NJOFTIMI I POLICISE
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rasit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: