FIER -Një hajdut i ka vjedhur makinën, një “Benz”, model “Sprinter”, qytetarit L.H, dy ditë më parë, të cilin ai e kishte parkuar pranë shtëpisë në lagjen “15 tetori” në Fier. Në mëngjes, L.H, ka parë që makina ishte zhdukur dhe menjëherë ka bërë kallëzimin në komisariatin e qytetit.
Burimet zyrtare të këtij komisariati thanë se pas hetimeve të para, u mësua se makina ishte parkuar pranë murit rrethues të një shtëpie në lagjen “Mbrostar Ferko”, por, para mbërritjes së Policisë, mjeti u largua me shpejtësi i drejtuar nga një person i paidentifikuar dhe në mesditë, u gjet i djegur plotësisht në fshatin Dermenas. Tashmë, POlicia ka nisur hetimet për zbulimin e autorit.
(ar.sh/BalkanWeb)
