Milan bën “djallin” brenda në “Maradona”, thyen Napolin me “poker” golash, në një ndeshje e madhe, një trepikësh me shumë peshë që i jep kuqezinjve vendin e tretë në Serie A. Më në fund zgjohet Rafa Leao, ylli portugez zhvilloi një ndeshje fantastike, realizoi një dopietë dhe ishte lojtari më notën më të lartë, tetë.

Pa Osimhen, Napoli dukej një ekip i fjetur, tregoi shumë pak nga ai ekip që ka dominuar Serie A. Në minutën e 17-të, Brahim Diaz me një veprim fantastik, nxori Leaon të vetëm me portierin, talenti portugez me një ekzekutim plot klas kaloi kuqezinjtë në avantazh.

Në të 25-tën, Diaz këtë herë, në zonë, lëvizi bukur duke dyfishuar shifrat. Historia nuk ndryshoi aspak me fillimin e pjesës së dytë, ku sërish Leao, “dogji” Rrahmanin brenda në zonë dhe me një të majtë të fortë trefishoi shifrat. Për të kompletuar këtë mbrëmje të madhe mendoi Saelemaekers që në minutën e 67-të kaloi këdo që i doli përpara duke sigluar shifrat përfundimtare në 0-4.

Me këtë trepikësh, Milan ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 51 pikëve, një më shumë se Inter. Në fund të ndeshjes, pati jo pak tension ku trajneri Spalletti u kap me Paolo Maldinin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mediat italiane i kushtuan faqen e parë suksesit të Milan në transfertë përballë Napolit: “Shuplakë Napolit”, shkruan Corriere ne faqe ne parë. “Milan kampionësh”, ishte titulli i përzgjedhur nga La Gazzetta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb