Dinamo ka triumfuar 1-0 me Korabin, në ndeshjen e javës së 21-të të Kategorisë së Parë.

Në “Selman Stërmasi”, ekipi mysafir mbeti me një lojtar më pak në minutën e 36-të, pasi Tabaku mori kartonin e dytë të verdhë.

Në superioritet numerik, dinamovitët shënuan golin që do u jepte 3 pikët me Danaj në minutën e 77-të.

Kështu, Dinamo e drejtuar nga Dritan Mehmeti renditet në vendin e dytë me 40 pikë dhe mbetet në rrugën e duhur drejt ngjitjes në elitë.

Në krahun tjetër, Korabi pozicionohet në vendin e katërt me 32 pikë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb