Georgina Rodriguez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj të suksesshëm në Netflix me titull ‘I Am Georgina’.
Partnerja e Cristiano Ronaldos ka treguar më herët se yllin portugez e ka takuar për herë të parë në dyqanin e markës “Gucci” ku ajo punonte në qendër të Madridit, shkruan Marca.
Por tani, përdoruesi i TikTok, Pablo Bone, ka pohuar se ka punuar me Georginan, të cilën ai e etiketoi si arrogante edhe para se ajo të takonte Cristianon.
“Kam punuar me Georgina Rodriguezin në ‘Gucci’ rreth dy muaj apo më shumë përpara se ajo të bëhej një personazh i famshëm”, tha Bone.
“Kemi punuar në të njëjtin dyqan, ajo ishte në seksionin e femrave, unë në atë të meshkujve. E kisha parë Cristianon disa herë në dyqan para se të takoheshin dhe e vërteta është se ka shumë gjëra që u thanë për Cristianon dhe Georginan”.
“Georgina ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte shumë para apo të mos kishte paratë që ka tani, gjithmonë kishte tendencë arrogance dhe superioriteti”.
“Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz në botën e jetës së natës në Madrid”.
Deklaratat e Bone në TikTok shkojnë shumë më tej, pasi ai tregon se Georgina ishte tashmë ambicioze dhe kishte në mendje të martohej me një milioner.
“Siç e dinë të gjithë, Georgina ka thënë se u takua me Cristianon kur ai po hynte në dyqanin ‘Gucci’ me disa miq dhe djalin e tij dhe ajo sapo po dilte nga dera, por nuk ishte kështu”, pohoi Bone.
“Kur Cristiano hyri në dyqanin ‘Gucci’, ne të gjithë u kthyem për ta parë sepse ai ishe një mashkull i gjatë i pashëm dhe ky lloj klienti kujdeset vetëm nga menaxherët e dyqanit”- deklaroi ai.
