Ndërsa beteja për Bakhmutin në lindje të Ukrainës vazhdon, ushtarët janë përpjekur të evakuojnë banorët e paktë që kanë mbetur në qytet.
Ata kanë ndihmuar civilët të ngarkojnë çantat e tyre në automjetet e blinduara të evakuimit pasi bëhet gjithnjë e më e vështirë të largohen nga zona.
“Njerëzit na thërrasin, ne u bëjmë të ditur orën dhe i lëmë të paketojnë gjërat e domosdoshme. Pastaj ne i sjellim ata këtu”, tha një ushtar. Një tjetër tha se njerëzit kishin qëndruar kaq gjatë në qytet sepse “shpresonin se gjithçka do të ishte në rregull”.
Të evakuuarit po dërgohen në qendra anembanë vendit ku mund të gjejnë strehë. Nuk dihet saktësisht se sa civilë mbeten ende në Bakhmut, i cili dikur ishte shtëpia e rreth 70,000 njerëzve.
Lufta për qytetin industrial të rrethuar është bërë më e gjata dhe më e përgjakshme në sulmin njëvjeçar të Rusisë ndaj vendit.
Nga ana tjetër grup i mercenarëve të grupit Wagner, kanë ngritur flamurin rus në Bakhmut.
(BalkanWeb)
