Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Manchester United. Klubi dhe Luke Shaw kanë nënshkruar një marrëveshje të re. Mbrojtësi Shaw do të qëndrojë në Manchester të paktën deri në vitin 2027, me lajmin që është bërë publik në kanalet zyrtare të klubit.

27-vjeçari është prej vitesh pjesë e kësaj skuadre dhe do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik ngjyrave të këtij ekipi. Në këtë edicion, ai ka luajtur mbi 20 ndeshje.

“9 vite më parë u transferova në këtë klub të shkëlqyer dhe jam shumë i lumtur që do të vazhdoj të qëndrojë e luaj këtu. Jam rritur shumë që kur kam ardhur këtu në gjithë këto vite, si person dhe si lojtar. Unë e di se për çfarë ka nevojë ky klub për të shkuar sërish te suksesi. Tani kemi nisur një rrugëtim të ri dhe me Ten Hag kemi mundësi që të arrijmë diçka speciale këtu dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e këtij klubi”, tha Shaw.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb