Juventus dhe Inter do të sfidojnë njëra tjetrën në orën 21.00, në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Teksa jemi vetëm gjysmë ore para fillimit të ndeshjes, pamje spektakolare vijnë nga Allianz Stadium (Turin).

Numri i tifozëve duket i kënaqshëm dhe atmosfera mjaft e zjarrtë. Si bardhezinjtë, ashtu edhe zikaltërit do të kërkojnë një rezultat të mirë në këtë takim, për të pasur më pas më shumë shanse në ndeshjen e kthimit për të siguruar finalen e madhe. Takimi do të gjykohet nga Massa D. dhe do të ndiqet nga miliona tifozë anë e mbanë botës.
(BalkanWeb)
