Carlo Ancelotti nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses përballë Barcelonës, sigurimi i finales në këtë formë, me një fitore të madhe 0-4 në “Camp Nou” zbut dhe një trajner si Ancelotti:

“Luajtëm një ndeshje shumë të komplikuar, nuk mund të fitosh 0-4 këtu nëse nuk luan në këtë formë. Në fillim vuajtëm, por goli i parë ndryshoi fatet e këtij takimi. Benzema u stërvit shumë mirë gjatë pushimit duke gjetur formën e tij optimale. Me cilësinë që ka mund të bëjë diferencën”, u shpreh ndër të tjera Ancelotti.

Humbja e pësuar përballë Realit i ka lënë një shije të keqe trajnerit Xavi: “Kur futbolli është i ekuilibruar duhet të shfrytëzosh momentet, ne nuk e bëmë në pjesën e parë, ndërsa ata e bënë në të dytën. Ishin superior, nuk ka justifikime në këtë pikë. Është një humbje e vështirë për tu administruar. Gjithsesi, Real Madrid konfirmoi edhe një herë se janë një skuadër e madhe, fundja janë kampionët në fuqi të Champions League”, u shpreh Xavi pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb