Jo të gjithë të rinjtë premtues bëhen futbollistë elitarë. Një shembull i shkëlqyer për këtë është Izzy Brown, i cili dikur shkëlqeu si një i ri premtues të Chelsea, por u tërhoq nga sporti të enjten në moshën 26-vjeçare.

“Vërtet nuk e di nga të filloj, gjithmonë kam menduar se çfarë do të shkruaj në këtë ditë, por nuk e kam menduar se do të vinte kaq shpejt. Është trishtim i jashtëzakonshëm dhe janë shumë i rënduar, por pas një viti të gjatë vuajtjeje dhe dy operacioneve në tendinën e Akilit, më duhet të tërhiqem nga futbolli profesionist”-tha ai.

‘Izzy’ Brown bëri debutimin e tij për Chelsean në maj 2013, kur ishte 16 vjeç. Broën provoi të huazohej në skuadra të ndryshme si Vitesse, Rotherham United, Huddersfield Toën, Brighton & Hove Albion, Leeds United dhe Preston North End, por pa arritur asnjëherë të tregojë veten.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: