Oriana Sabatini, partnerja e Paulo Dibala, ka zbuluar se ka një pasion shumë të veçantë, por edhe makabër njëkohësisht. Duke folur për “Luzu TV”, Sabatini ka treguar se e tërheqin shumë kufomat.

“Ëndrra ime do të ishte që të bëhesha një mjeke ligjore, nuk di si ta shpjegoj. Më ka tërhequr gjithmonë që të shkoj në ceremoni mortore për të parë një trup pa jetë, do të përfundoj ashtu, si të gjithë, ndaj më tërheq një gjë e tillë.

Më duket emocionuese që të jem në praninë e një kufome. Kam kryer edhe provimin e parë të librit që flet për ambientet e punës së mjekësisë ligjore”, zbuloi ajo pasionin e saj të veçantë.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: