Ish-deputeti i PS, Alket Hyseni, ka ndarë në rrjetet sociale disa foto ku shfaqet së bashku me ish-Sekretar për Energjinë i SHBA-ve.

Ai shprehet se gjatë këtij takimi në fokus të diskutimeve kanë qenë disa projekte dhe investime të rëndësishme në sektorin energjitik.

“Pata nderin e një mëngjesi pune me Z. James Richard Perry, ish-Sekretar për Energjinë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Guvernator i Teksas për 15 vite.

Nën frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë?? dhe USA??, diskutuam për një sërë projektesh dhe investimesh të rëndësishme strategjike në sektorin energjitik të kompanive shumë serioze amerikane dhe partnerë të tyre që do të fillojnë së shpejti në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit”, shkruan ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: