Wanda Nara, bashkëshortja e sulmuesit argjentinas Mauro Icardi, i është rikthyer ekranit të madh. Ajo do të jetë prezantuesja e emisionit të njohur të gatimit MasterChef në Argjentinë. Lajmin e konfirmoi vetë “showgirl” e njohur, që ka publikuar edhe disa foto nga studioja e gatimit.
“Jam shumë e lumtur që do të drejtoj një program kaq të bukur dhe argëtues”, u shpreh Wanda Nara. MasterChef është formati televiziv me guzhinierë kryesisht amatorë, ndërkohë që emisioni do të transmetohet në Telefe. Juria e këtij emisioni do të jetë nga tri guzhinierë të njohur në Argjentinë.
View this post on Instagram
Edhe pse emri i Wanda Nara po mendohej prej disa javësh, ishte gazetarja Marcela Tauro ajo që konfirmoi e para këtë risi në drejtim. Wanda ishte gati të merrte pjesë në sezonin e dytë të këtij reality show, por ajo kishte kërkuar një kurs të mëparshëm gatimi nga një profesionist i suksesshëm gastronomie.
(BalkanWeb)
