Gazetari amerikan i The Wall Street Journal, Evan Gershkovich është akuzuar formalisht për spiunazh.

Gershkovich i ka mohuar akuzat. Gazeta për të cilën ai punonte i ka mohuar akuzat e Kremlinit ndërsa shefi ekzekutiv i WSJ, Dow Jones tha se po punohet intensivisht për të siguruar lirimin e tij.

“Hetuesit e FSB-së e akuzojnë Gershkoviçin për spiunazh në interes të vendit të tij. Ai i mohoi kategorikisht të gjitha akuzat dhe deklaroi se ishte i angazhuar në aktivitete gazetareske në Rusi,” tha një përfaqësues i agjencisë, sipas TASS.

Përfaqësuesi nuk pranoi të komentonte më tej, pasi rasti i gazetarit është cilësuar si “tepër sekret”, tha agjencia shtetërore e lajmeve.

Sa i përket SHBA-ve, administrata e Presidentit Joe Biden po përgatitet ta deklarojë zyrtarisht Gershkovich të arrestuar gabimisht në Rusi. Kjo lëvizje pritet që të nxisë burime qeveritare për të punuar drejt lirimit të tij.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb