Sulm terrorist në Tel Aviv. Një turist italian, 35 vjeç, u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në një sulm me veturë në Tel Aviv, thanë zyrtarët izraelitë dhe italianë. Mes të plagosurve janë dhe 2 italianë të tjerë.
Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës, pasi dy motra britaniko-izraelite u vranë kur vetura e tyre u sulmua në Bregun Perëndimor.
Një automjet u fut mes turmës përgjatë bregdetit të qytetit izraelit, teksa autori doli nga makina dhe qëlloi mbi njerëzit. Burri u vra më pas nga reagimi i rojeve të sigurisë.
Attentato a Tel Aviv, #Tajani: “Autorità israeliane confermano la morte di Alessandro Parini e il ferimento di altri connazionali”.#attentato | #TelAviv | #Israele pic.twitter.com/N86m8PY1MN
— Giovanni Cristiano (@Jo_Reporter) April 7, 2023
35-vjeçari italian, Alessandro Parini sapo kishte mbërritur në Tel Aviv për turizëm me një grup miqsh, shkruajnë mediat italiane.
Identiteti i sulmuesit është ende i paqartë. Sipas televizionit publik Kan, fillimisht u duk se burri ishte një arab izraelit nga qyteti Kfar Kassem, në verilindje të Tel Avivit. Por kur Shin Bet (shërbimi i sigurisë së brendshme) shkoi në shtëpinë e tij, ata zbuluan se i dyshuari ishte në shtëpi.
Ai u tha oficerëve se makina e tij ishte vjedhur dhe letrat e tij ishin brenda. Për këtë arsye rifilluan përpjekjet e shërbimeve të sigurisë për të verifikuar identitetin e autorit.