New England Revolution triumfoi 4-0 me Montreal, në ndeshjen e elitës së kampionatit amerikan. Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni la gjurmë në këtë takim, duke shënuar golin e katërt.
Një kontroll topi fantastik nga Vrioni dhe më pas goditja drejt portës me të majtën, me sferën që përfundon në rrjetë. Festa ngjan me atë të Halaand, pasi shihet teksa…mediton.
26-vjeçari ka luajtur më parë për të rinjtë e Juventusit, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur eksperienca në Austri me Tirol. Në CV e tij janë Venezia dhe Cittadella.
Quel ⚽️ de G. Vrioni cette nuit avec @NERevolution
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) April 9, 2023
(BalkanWeb)
