Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me rikthimin e basteve në vend pas ndalimit të tyre me ligj prej vitesh.

Soko deklaroi se kur u mbyllën bastet fillimisht nuk është treguar e vërteta e plotë pas arsyes për ndalimin e kësaj industrie që atëherë u përfol se ishte me qëllimin e shërimit të një problemi social si vënia e basteve.

Sipas tij kryeministri mund të ketë pasur konflikt me operatorët e kompanive të basteve, gjë që e ka shtyrë kreun e qeverisë të ndalojë këtë aktivitet.

“Nuk e kemi thënë të vërtetën atëherë. Momenti kur ka dalë Rama dhe njoftoi mbylljen e basteve tha se ishte menduar mirë dhe referata e Ahmetajt më pas ishte pa sens. U fol çështja e sensit social për luftimin e vesit. Vesi është problem, por nuk vritet në atë mënyrë. Nuk u pengua vendosja e bastit. Sot nuk është e paligjshme të vendosësh bast, por të organizosh baste. Organizimi është i paligjshëm. Ka pasur arsye që shkonin te operatorët e basteve, kryeministri mund të ketë pasur konflikt me operatorët e kompanive të basteve.

Bastet nuk janë ndaluar as në kohën e Enverit. Nuk ndalohet dot vesi. Teknologjia ka ecur aq sa është e pamundur të frenohet. Besoj se kanë qenë arsye personale të kryeministrit me kompanitë e basteve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: