Ish-ministri i Financave Arben Malaj i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me rikthimin e basteve në vend pas ndalimit të tyre me ligj prej vitesh.

Malaj deklaroi se arsyeja se pse lojërat e fatit dhe bastet u kthyen sërish pas më shumë se 4 vitesh është se qeverisë i “ra kredibiliteti”, pasi në fillim mori mbështetje të madhe për vendimin.

Sipas tij tregu informal i basteve që mori jetë pas ndalimit të lojërave të fatit kishte bërë “krushqi” me politikën diku duke qenë se vijonte aktivitetin.

“Bastet u kthyen sepse ra kredibiliteti i qeverisë. Teksa rritej, tregu informal kishte bërë krushqi me politikën diku. Po dënoheshin njerëz për këtë punë. Lufta kundër vesit nuk zgjidhet vetëm me ndalim”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: