Një banore e Bërxullës, që po proteston sot para Hipotekës ka denoncuar live një rast korrupsioni.
Ajo pohoi para mediave se kunetërit e saj, vëllezërit e burrit të ndjerë, kishin arritur që të merrnin tapitë e tokës dhe të shtëpisë me ryshfet pranë këtij institucioni.
“Dua që të më sqarojnë. Më thanë se dosja ka humbur në zyrën e Hipotekës. Kunetërve të mi që i binte rruga atyre, shkuan morën kredi, dhe e morën tapinë me lekë. Mua më sorollasin. I morën dokumentet e tokës me lekë.”, tha banorja.
