Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e ankimimit të 28 deputetëve të opozitës, ndërkohë që 2 prej tyre nuk janë më deputetë.

Gjokutaj u shpreh se një vendim i tillë i marrë nga Kushtetuesja, ka qenë rezultat i një trysnie politike, ndërsa shoi se ka kohë që GJK po përpiqet të kapet me “kleçka” procedurale për të shmangur shqyrtimin në themel të çështjeve.

Ai tha se sipas tij fakti që dy nga firmëtarët e kërkesës së opozitës nuk janë më deputetë, nuk cënon absolutisht ligjshmërinë e ankimimit.

Pjesë nga diskutimi:

Ina Qirjo: Anulimi i kërkesës së 28 deputetëve të opozitës për rishqyrtimin edhe një herë të çështjes sa i takon VKM së konfiskimeve të pronave, vendim i marrë nga qeveria.
Si e patë këtë anulim. Mazhoranca pretendon se 2 nga deputetët e opozitës nuk janë më deputetë ndaj kërkesa bie poshtë. Ndërkohë firmat e 28 deputetëve janë hedhur në kohën kur 2 deputetët ishin pjesë e opozitës.

Genc Gjokutaj: Kushtetuesja në trysni politike e në pamundësi për t’i hyrë shkaqeve reale e ankimit si ankimim për ta pranuar në lidhje me shkeljet e VKM, ka përdorur këtë shkak procedural. U bë kohë që GJK përdor shkaqe procedurale pa hyrë në themel.

Ata kur marrin një ankim të tillë shohin si të gjejnë shkaqe procedurale për të mos pranuar ankimin për shkaqe jo të objektit por procedurale.

Kanë bërë një interpretim të tyrin në kohën kur është bërë ankimi kanë qenë këto deputetë.

Për mua mungesa e dy deputetëve nuk cenon ligjshmërinë e ankimit. Vendimi i GJK nuk mund të kontestohet. Vendimi do të mbetet i tillë si një praktikë e keqe nga një gjykatë që merret me kleçka procedurale për t’iu shmangur thelbit të ankimit.

Ne nuk e kemi vendimin në dorë, të shohim elementët të cilave GJK u është referuar.
Po hamendësojmë, edhe ata që kanë marrë pjesë në gjykim nuk e kanë në dorë vendimin.

Duhet të kishte reagim më të hershëm nga GJK?

Një gjykatë nuk e gjykoj nga afatet por nga kushtetuetshmëria dhe ligjshmëria e vendimit.
Ata kohët e fundit po gabojnë në afat dhe gjykimin në themel të çështjes, përveç elementit politik nuk ka element tjetër që ushtron trysni mbi drejtësinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb