Në nisjen e fushatës së PS për zgjedhjet lokale të 14 majit, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje kandidatëve për kryebashkikë që të zhvillojnë një fushatë të qetë dhe siç tha ai “pa ndotje akustike”.

Rama theksoi se i duhet thënë “jo” posterave në rrugët e qyteteve, ndërsa shtoi se PS ka zgjedhur një fushatë pa shumë shpenzime, ndërsa shpenzimet e shkurtuara do të përdoren për të mbjellë pemë në çdo bashki, duke nisur me Tiranën.

“Jo postera ne rrugë e pastaj ngjyra zbardhet e bien copa-copa si lëkurë e zgjebes. Nuk ka nevojë për të

Duhet të bëjmë fushatë me shumë më pak ndotje akustike. Të tjerët kanë shumë arsye të bërtasin e hidhen përpjetë, u hedhshin e mbetshin në ajër.
Ne nuk kemi nevojë.
Shkurtimin e shpenzimeve për propagandë elektorale do e kthejmë në donacion pemësh në çdo bashki që do i mbjellim edhe vetë kur të kemi takime. Do e nisim sot me 61 pemë nga donacioni ynë për Tiranën, me lali Erin që ka lindur me këmishë”, tha Rama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: