Aktori i njohur francez Gerard Depardieu akuzohet për ngacmim seksual ndaj grave.

Mediat e huaja shkruajnë se 13 gra kanë akuzua aktorin se janë ngacmuar seksualisht me gjeste ose fjalë të papërshtatshme, gjatë xhirimeve të filmave apo serialve. Bëhet fjalë për periudhat 2004-2022.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Depardieu akuzohet për ngacmim seksual. Kujtojmë që në vitin 2020 është akuzuar nga aktorja Charlotte Arnoux, e cila pretendon se është  përdhunuar dy herë gjatë gushtit të vitit 2018.

Sipas aktores ngjarja ka ndodhur kur ajo ka qenë vetën 22 vjeç, në rezidencën e Gerard Depardieu në Paris.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb