Rusia ka sanksionuar 333 personalitete kanadeze, mes tyre edhe deputetë e aleatë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili njoftoi përfshirjen në ‘listën e zezë’ të 333 personaliteteve kanadezë, të cilëve do u ndalohet hyrja në Rusi.
Në mesin e të sanksionuarve janë më shumë se 280 deputetë provincialë, si dhe 40 atletë që nënshkruan një letër që kërkonte përjashtimin e atletëve rusë nga Lojërat Olimpike të 2024-ës.
Moska i është kundërpërgjigjur vendimit të shpallur dje nga kryeministri kanadez, Justin Trudeau, për të vendosur sanksione të reja kundër individëve dhe subjekteve ruse dhe bjelloruse për përfshirjen e tyre në luftën në Ukrainë.
(BalkanWeb)
