Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë, nuk ka lënë pa “thumbuar” mënyrën e zgjedhur nga Partia Socialiste për të bërë fushatën e 14 majit.

Meta tha se ndërsa Rilindja “bën sikur mbjell pemë, në të vërtetë shkul qytetarët dhe ëndrrat e tyre nga vendlindja.

“Shumë shpejt do bëhet inventari i 1 milion pemëve që nuk ekzistojnë.
Duke votuar të gjithë, do ndalojmë të shkulin njerëz nga Shqipëria, se këta bëjnë sikur ngulin pemë dhe shkulin njerëz dhe ëndrrat e tyre për të jetuar pranë familjarëve.
Sa gjoba janë vënë në Tiranës qytetarëve vetëm për të demonstruar arrogancë e për ti mbajtur njerëzit të frikësuar.
Dhe kur vijnë zgjedhjet të thonë ja ta hoqëm gjobën”, tha Meta.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: