Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish kundër projektit Thumanë-Kashar.
Ata janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet, ndërsa kanë shtuar se nuk ka asnjë projekt të përfunduar, por punimet vazhdojnë.
“Këta nuk e dinë se ku do të ketë mbikalime apo nënkalime”, tha ai.
Gjithashtu banorët kanë theksuar se ligji nuk funksionon për hajdutët dhe sekserët.
“Ne jemi në qiell të hapur, nga minuta në minutë mund të dalim m çadra. Punimet vazhdojmë, por projekt nuk ka. Duhet të bëhemi Dallëndyshe si zonja Bici se nuk kemi ku të kalojmë. Duhet të fluturojmë që të kalojmë në anën tjetër. Nuk na japin përgjigje as Kryeministria, as Ministria dhe kemi ngelur në qiell të hapur. Kërkojmë vetëm të zbatohet ligji dhe asnjë më tepër”, tha një protestues.
Nga ana tjetër një banor u shpreh: Këto po ndërtojnë rrugën të kap ça të kap, të vjedh ça të vjedh dhe më pas të shpalosin projektin në Hipotekë, por nuk mund të vazhdohet kështu. Përse nuk del një grup i posaçëm të bëjë matjet faktike”, ka thënë një tjetër protestues.
