Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Pogradec.

BalkanWeb mëson se bombola ishte vendosur në pjesën e jashtme të ballkonit të banesës në zonën e quajtur “Valuta” në lagjen nr 5 në Pogradec.

Në banesë jetonin të vetëm dy të moshuar. Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: