Rreth 100 vajza në Republikën e Afrikës Qendrore kanë deklaruar se janë abuzuar seksualisht nga paqëruajtësit ndërkombëtarë, ndërsa tri prej tyre kanë thënë se janë lidhur dhe janë detyruar të bëjnë seks me një qen nga një komandant ushtarak francez në vitin 2014.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë nisur një hetim urgjent rreth akuzave për përdhunim dhe sulm, duke thënë se ngjarjet kanë ndodhur disa vite më parë, raporton Express.co.uk.

Një delegacion nga misioni ‘Minusca’ i OKB-së, me detyrë stabilizimi e vendit të  dërrmuar nga lufta, ka intervistuar viktimat të shtunën, duke zbuluar pohime të tmerrshme kundër forcave të OKB-së dhe atyre lokale, si dhe kundër trupave të dërguara nga Franca.

Rezultatet e hetimit nuk janë bërë ende publike, por grupi Aids-Free World ka thënë se burimet i kanë dhënë atij detaje rreth hetimit.

Një zëdhënës i tij ka thënë se vajzat që janë detyruar të bëjnë seks me një qen janë paguar nga 6 funte.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb