Një aksident është raportuar në aksin e vjetër Lushnje-Berat. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur 65-vjeçarin Hamdi Çela i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë shofer i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., 60 vjeç është shoqëruar në polici. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: