Sulmuesi i Partizanit, Remzifaik Selmani i është nënshtruar sot një operacioni pas dëmtimit të klavikulës. Klubi i kuq njofton se gjithccka ka shkuar mirë dhe tashmë lojtari do t’i nënshtrohet një programi të specializuar rikuperimi.

“Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale në supin e majtë e Remzifaik Selmanit. Sulmuesi i kuq i është nënshtruar sot një operacioni pas dëmtimit të klavikulës. Ndërhyrja e kryer ka rezultuar e suksesshme dhe tashmë Selmani do ti nënshtrohet një programi të specializuar rikuperimi” – shkruan klubi.

25-vjeçari po luan sezonin e tij të parë në kryeqytet. Më parë ai ka luajtur në Hungari për Mezokovesd-Zsory dhe në Maqedoninë e Veriut për Renovën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb