Presidenti i Institutit Pashko, Preç Zogaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se pas vendimit për 110 mln euro që qeveria shqiptare detyrohet t’i paguajë biznesmenit italian Francesko Becchetti, vendi ynë do të dalë nga juridiksioni i kësaj gjykate.
Zogaj u shpreh se një gjë e tillë ka shumë pak gjasa të ndodhëm, ndërsa shtoi se në lidhje me vendimin e marrë për rastin në fjalë, Shqipëria do të detyrohet të paguajë pavarësisht gjithçkaje, sepse është një vendim i marrë ndërkohë që ne ishim pjesë e këtij institucioni.
Analisti Zogaj u shpreh se një rast i ngjashëm do të jetë edhe ai i “Prestige Resort”, ku qytetarët shqiptarë do të detyrohen të paguajnë për veprimet e paligjshme dhe arrogante të kryeministrit.
“Çështja Becchetti dhe shumë që shteti do duhet të paguajë. Rama në fillim ka refuzuar pagesën e ka deklaruar se do të dalim nga arbitrazhi. Ka pasoja të rënda për vendin nëse kjo ndodh?
Për të paguar detyrimet, është si një e një që bëjnë dy, bota nuk është xhungël që meqë jam në borxh po dal, nuk të lë njeri, do paguajmë si Çeço.
Detyrimet nga Arbitrazhi, sa kohë ne jemi anëtar janë të detyrueshme për t’i shlyer. Le të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë krijuar këto detyrime me veprime t e tyre të paligjshme e arrogante.
Deklarata e Ramës, një shashkë sepse nuk të lë njeri të mos i paguash.
Sa i përket daljes, mendoj se nuk është në dorën e një kryeministri apo një subjekti politik, flas me logjikë, sepse pjesëmarrja në këto institucione ndërkombëtare merren nga Kuvendi me shumicë të cilësua mbase.
Dalja do ishte një mesazh shumë negativ që u jepet investitorëve vendas e të huaj që janë apo dua të vijnë në Shqipëri. Shqipëria do largohej nga Arbitrazhi që do i mbronte nga arbitrariteti i qeverisë.
Kjo është e papërgjegjshme, por nuk besoj se do të realizohet. Arbitrazhi është një instrument që e përdor e gjithë bota”, tha ai.
Zogaj foli edhe në lidhje me kërkesat e 5 Dhomave të Tregtisë ndaj qeverisë mbi klimën e biznesit në vend.
“Ka disa rekorde të mënyrës si është sjellë kryeministri me disa biznese në vend, duke u motivuar nga ngjashmëri personale, siç është rasti i “Prestige Resort” që është thënë edhe nga DASH që ka qenë një hakmarrje për linjën editoriale të mediave në pronësi të pronarit.
Qytetarët për faj të qeverisë do të paguajnë këtë dëm, edhe për “Prestige”.
Biznesi në Shqipëri nuk operon në kushtet e barazisë së oportuniteteve”, tha analisti Zogaj.
(BalkanWeb)
