I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar nuk ka pranuar të flasë për çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal duke deklaruar se është një çështje e hapur penale.

Duke iu referuar përmendjes së kryeministrit shqiptar në hetim, Escobar tha në “Top Story” me Grida Dumën se marrëdhënia e SHBA është me popullin dhe institucionet, jo individët.

“Do të them dy gjëra. Një, unë nuk mund të flas për një çështje të hapur penale. Gjëja e dytë, siç e përmenda më parë marrëdhënia mes SHBA-ve dhe Shqipërisë është me popullin, me institucionet, jo me një parti dhe jo me një individ. Marrëdhënia me Shqipërinë është më e mira që kemi pasur ndonjëherë”, tha Escobar në Top Channel.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: