Chelsea ishte mbret i merkatos këtë sezon, por në fund nuk po arrin të përmbushë asnjë objektiv. Në Premier League ndodhet në vendin e 11-të dhe shumë larg zonës evropiane, ndërsa në Champions League është thuajse jashtë pas humbjes në Madrid.
Në merkaton e verës pritet një tjetër revolucion, që nga trajneri dhe disa yje që priten të zbarkojnë në Londër. Dhe objektivi i madh është Gavi. Presidenti i Boehly është i gatshëm të nënshkruajë çek të bardhë për fantazistin e Barcelonës.
Talenti katalanas i rritur te Barça nuk do të donte të largohej, të paktën jo në këtë moshë të re, por përpos kontratës që i mbaron më 30 qershor, pasi klubi nuk arriti të çonte në kohë kontratën e rinovimit, ka edhe një prapaskenë tjetër.
Barcelona ka probleme financiare dhe 100 e ca milionë euro në këto momente do të mbushnin arkën. Është një sakrificë e madhe, por në anën tjetër këto para mund të rikthenin Messin.
Nga ana tjetër, Chelsea ka ndryshuar strategji edhe Maison Mount. Nga i padëshiruar, tani ai është shumë pranë rinovimit. Chelsea dhe Barcelona do të jenë në qendër të kësaj merkato vere, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.
(BalkanWeb)
