Shkarkimi i Rudi Garcia-s nga stoli i Al Nassr ka hapur një spirale të re në botën e treningut, kjo pasi klubi saudit nuk ka ndërmend të kursehet për të gjetur trajnerin ideal për C.Ronaldo-n dhe shokët e tij. Pak ditë më parë bëri bujë emri i Jose Mourinho-s si opsion, më saktë oferta e tyre prej 120 milionë euro në dy vite, por është e pamundur që Mourinho të lë Romën në këtë pikë të sezonit.

Mourinho Roma
Mourinho Roma

Sipas mediave, edhe Ronaldo është i vetëdijshëm për këtë fakt, për këtë arsye po sponsorizon emrin e një tjetër tekniku të madh, Zinedine Zidane. Ronaldo dhe Zidane kanë një marrëdhënie të shkëlqyer ndërmjet tyre, ndërsa francezi është i papunë që nga koha kur u largua nga Real Madrid.

Zidane
Zidane

Pavarësisht dëshirës së CR7 apo milionave të sheikëve, Zidane ka vërtetuar këtë periudhë se është shumë selektiv kur i ofrohet një pankinë. Nëse asnjë nga këto dy emra nuk pranojnë stolin e Al Nassr, atëherë opsione janë Jorge Jesus i Fenerbahces dhe Marcelo Gallardo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb