Një shkëmbim i më shumë se 800 të burgosurve dhe rebelëve të lidhur me luftën në Jemen ka filluar ditën e sotme.

Vetëm ditën e sotme janë liruar 318 të arrestuar, ndërsa në total priten të lirohen 869 të dënuar.

Dhjetëra ish-të burgosur u përshëndetën nga anëtarët e familjes, një bandë marshimi dhe kërcimtarë tradicionalë, të veshur me shirita me ngjyrat e flamurit të Jemenit, ndërsa zbarkuan në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të mbajtur nga Houthi. Një varg liderësh politikë Houthi gjithashtu përshëndetën të arrestuarit me përqafime dhe puthje.

Ky do të jetë shkëmbimi më i rëndësishëm i të burgosurve që kur koalicioni io udhëhequr nga Arabia Saudite dhe rivalët e tyre, rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, liruan më shumë se 1000 individë në tetor të vitit 2020.a

Konflikti i Jemenit filloi në vitin 2014 kur Huthit iranianë pushtuan Sanaa dhe pjesën më të madhe të veriut të vendit. Më pas qeveria iku në jug dhe më pas në mërgim në Arabinë Saudite.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb