Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, aleati i ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur në “Air Albania” atje ku do të çelet fushata elektorale e koalicionit Bashkë fitojmë.

Ai është pritur me këngën legjendare ‘We are the champions” nga Queen.

Meta shoqërohej nga nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe nga deputeti demokrat, Flamur Noka. Pasi është takuar me bashkëpunëtor dhe mbështetës të tij, Meta është ulur pranë Edi Palokës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: