Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ndarë e ndjekësit në Facebook një video nga takimi i zhvilluar sot në “Air Albania” për çeljen e fushatës zgjedhore të 14 majit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Në video shihet momenti kur kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi futet në arenë me autobus, bashkangjitur së cilës Meta shkruan autobusi është i shpresës.

STATUSI:

Ky autobuz është autobuzi i shpresës. Është një shpresë e madhe jo thjesht për transportin falas çdo ditë për 200 mijë qytetarët e Tiranës, por ky autobuz është një shpresë e madhe se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare për shërbime që kurrë nuk shkojnë tek qytetarët, por që shkojnë tek pronarët në kërkim ndërkombëtar të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Se më në fund do të ketë një Kryebashkiak që do të mendojë e do të zgjidhë problemet më jetike të qytetarëve të Tiranës.

BashkëFitojmë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: