Napoli afrohet edhe më shumë me titullin kampion. Ekipi i drejtuar nga Lucciano Spalleti ka marrë një barazim 0-0 me Veronën, duke bërë që diferenca me Lazion kryesuese të jetë 14 pikë.
Napoletanët e kishin të vështirë të çanin murin veronez. Osimhen pati mundësinë e artë për t’i dhënë skuadrës fitoren në minutat e fundit, por u ndal vetëm nga shtylla. Serie A luan në mbrëmje një ndeshje tejet interesante, Interi i Simone Inzaghit pret në San Siro modestët e Monzës.
(BalkanWeb)