Avokati i 28-vjeçares së dhunuar nga bashkëjetuesi, Enea Cenko në një intervistë për News24 ka theksuar se vajza dhe babai i saj është marrë në mbrojtje nga policia.

Gjithashtu ai ka kërkuar që një ekip punë të niset drejt Traumës, ku ndodhet edhe vajza e dhunuar e cila është nën kujdesin e mjekëve.

“Në mënyrë urgjente drejtori i Policisë së Tiranës, shefi i Komisariatit nr.2 kanë marrë në mbrojtje menjëherë vajzën dhe babanë e vajzës. Nuk kemi të bëjmë me një plagosje, është torturë,  rrëmbim, një sërë veprash penale.

Kërkoj që një ekip punë të niset menjëherë në spitalin e Traumës. Vajza më ka thënë që kishin prerë edhe ditën e dasmës dhe nuk e ka denoncuar ën shtetin gjerman duke shpresuar në përmirësim të situatës”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: