Interi do të përballet me Benficën të mërkurën në orën 21.00, në kuadër të çerekfinales së kthimit të Champions League. Për portugezët misioni përmbysje do të jetë mjaft i vështirë, pasi skuadra e Schmidt ka humbur 2-0 në aktin e parë.
Gjithsesi, tifozët e ekipit nga Lisbona do të mbështesin skuadrën nga afër dhe shumë prej tyre kanë vendosur që të shikojnë sfidën në “San Siro”. Sipas asaj që raportojnë mediat, orët e ardhshme pritet një numër i madh përkrahësish të Benficës që do mbërrijnë në Itali. Bëhet fjalë për 6000 tifozë portugez, të cilët do brohorasin të mërkurën për ekipin e zemrës.
(BalkanWeb)
