TIRANE
Një nga skenat e shumëpërfolura të BBV ka qenë momenti kur nga qielli në oborrin e shtëpisë u dërgua një kupë. Kjo kupë dërgohej për Luizn, por ra në dorën e Oltës. “Luiz Ejlli, fitues i BBV2. Luiz, je fitues i padiskutueshëm”, shkruhej mbi kupë. Publiku në atë kohë masakroi me komente aktoren, por kjo e fundit ka folur vetëm pak orë më parë.
Teksa ishte në një video “live” në rrjetet e saj sociale, fansat e pyetën se pse e vodhi kupën. Olta sqaron se kupën nuk e vodhi, por u drejtua të dhoma e rrëfimit ku i dhanë ultimatum për mos t’ia treguar Luizit.
Olta dhe Luizi ndanë jo vetëm shtëpinë në dy pjesë, por edhe publikun. Por me daljen e Oltës, ndryshoi rrjedha e lojës dhe kjo e fundit tashmë e komenton lojën e banorëve si publik dhe si një ish-banore.
Në daljet e saj televizive ajo është shprehur se dëshiron që “Big Brother”, të fitohet nga një femër ndaj ajo që kur ka dalë ka mbështetur Dea Mishel dhe lojën e saj. Aktorja së fundmi ka bërë një “live” për fansat, përmes të cilit ka marrë pyetje të ndryshme, njëra nga pyetjet që iu parashtrua kishte të bënte me fituesin e “Big Brother”-it, kush mendon ajo se do ta fitojë këtë edicion. Në përgjigjen e saj ajo tha se është e bindur që do ta fitojë Luizi edhe pse nuk e kishte thënë më parë.
