Julian Nagelsmann u largua nga drejtimi i Bayern Munchen pak javë më parë. Së fundmi, mediat bëjnë me dije se ka patur kontakte mes trajnerit gjerman dhe Chelseat.

Blutë e Londrës besojnë shumë te aftësitë e gjermanit dhe janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Nagelsmann. Ky i fundit ende nuk ka thënë fjalën e tij, “timonieri” kërkon të bindet për projektin e anglezëve.

Chelsea udhëhiqet aktualisht nga Lampard. Të reja të rëndësishme priten në ditët në vijim, teksa tifozët po presin me padurim të mësojnë se kush do jetë në krye të ekipit për edicionin e ardhshëm.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: