Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar pesë angazhimet e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi.
Postimi i plotë:
5 angazhimet e Belind Këlliçit për Tiranën:
Transporti publik falas
Nënkalimi tek Sheshi “Skënderbej”
Reduktimi i taksave dhe tarifave
Asnjë lagje pa çerdhe, kopshte, shkolla
500 oaze të gjelbërta
Të paktën 5 arsye pse çdo ditë duhet të nxisim çdo të afërm, mik, shok, fqinj dhe qytetar të Tiranës të marrë pjesë në votimet historike të 14 Majit për të mbështetur me votë planin e shkëlqyer të Belindit për zbutjen e kostos së jetesës dhe mbështetjes për familjet, me transportin publik falas, uljen e taksave e tarifave dhe paketën e arsimit.
Të paktën 5 arsye pse në fletën e votimit, qytetarët e Tiranës duhet votojnë për Nr.5, për Belind Këlliçin!
BashkëFitojmë për Tiranën dhe për qytetarët e saj!
