Dybala dhe Mourinho buzëqeshin. Në fakt, La Joya është rikthyer në stërvitje në grup dhe kështu do të jetë në fushë kundër Feyenoord. Testet fizike të zhvilluara mëngjesin e sotëm shkuan mirë, sulmuesi argjentinas nuk ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe gjasat janë se do të fillojë nga minuta e parë të enjten.
29-vjeçari erdhi nga Juventus në verë, deri më tani numëron 22 ndeshje dhe 11 gola të shënuar. Ndeshja e parë mes Feyenoord dhe Roma ka përfunduar 1-0 në favor të holandezëve. Roma synon Europa League, por më parë duhet të kalojë pengesën e të enjtes.
(BalkanWeb)
