Akuzat nuk kanë të ndalur për eurodeputetin e SYRIZA PS, Alexis Georgoulis, i cili është përjashtuar nga partia pasditen e sotme, pas një kallëzim ndaj tij që po hetohet nga organet e prokurorisë belge.

Ai është akuzuar nga Eleni Chronopoulou, për abuzim seksual dhe rrahje dhe nga një ish-koleg për kushte të këqija pune. Mediat greke shkruajnë se Chronopoulou ka në dispozicion referenca mjekësore që i referohen abuzimit fizik të saj.

Sipas informacioneve të deritashishme, mësohet se punonjës i Komisionit ka denoncuar Georgoulis për ngacmim seksual.

Por, eurodeputeti Alexis Georgoulis paraqiti një kërkesë për heqjen e imunitetit të parlamentit evropian dhe dorëheqjen nga Euro-grupi i SYRIZA, duke theksuar se: Fatkeqësisht, ne jetojmë në kohë të vështira dhe të rrezikshme. Për habinë time të madhe, më njoftojnë se ndaj meje është bërë një kallëzim dukshëm i rremë dhe shpifës për një incident që dyshohet se ka ndodhur tre vjet më parë. Përballë këtij sulmi të rremë dhe fyes, që ndodh – ndoshta jo rastësisht – pak ditë para zgjedhjeve kombëtare, unë synoj të bëj betejën time në drejtësi, për të vërtetën dhe rivendosjen e emrit tim në vend, duke kërkuar heqjen e imunitetit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb