Njëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë fabrike në qytetin Jinhua, në provincën Zhejiang të Kinës lindore.

Viktimat u bllokuan në katin e tretë të ndërtesës në një zonë industriale të qarkut Wuyi pasi zjarri shpërtheu rreth orës 14:04, thanë autoritetet lokale. Numri i të vdekurve u konfirmua më vonë pasi ekipet e emergjencës kërkuan për të mbijetuarit.

Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: